Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën "Gemelli" në Romë.
Pas ditësh pasigurie, ndërhyrja ka sjellë një lajm shpresëdhënës për të riun, pasi mjekët kanë arritur t'i shpëtojnë syrin. Megjithatë, beteja e Erjonit nuk ka përfunduar ende, pasi rikthimi i shikimit mbetet një proces që do të kërkojë kohë dhe trajtim të mëtejshëm.




